1

Stafi akademik i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike të UIBM në vizitë mësimdhënëse në Bingöl University në kuadër të Erasmus+ KA171

Në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility (KA171), stafi akademik i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike të Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë (UIBM), Prof. ass. dr. Fatmir Azemi dhe Prof. ass. dr. Safet Abdullahu, po realizojnë një vizitë mësimdhënëse në Bingöl University në Turqi.

Ky mobilitet realizohet në kuadër të projektit Erasmus+ KA171 (2023-1-TR01-KA171-HED-000167424) dhe ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave akademike dhe avancimin e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë ndërmjet dy universiteteve partnere.

Gjatë qëndrimit në Bingöl University, stafi akademik i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike është duke zhvilluar aktivitete mësimdhënëse dhe takime akademike me kolegët e universitetit mikpritës. Aktivitetet janë të fokusuara në shkëmbimin e praktikave të mira në mësimdhënie, zhvillimin e bashkëpunimeve të reja akademike dhe identifikimin e mundësive për projekte të përbashkëta në të ardhmen.

Ky mobilitet paraqet një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të UIBM-së, si dhe kontribuon në zhvillimin profesional të stafit akademik dhe shkëmbimin e njohurive ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë.

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë mbetet i përkushtuar në zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe në pjesëmarrjen aktive në programet evropiane të mobilitetit akademik.

Shperndaj ne: