Prof.ass.dr. Bastri Zeka mbajti ligjërata në Universitin Kimik dhe Teknologjisë në Pragë dhe në Institutin Kralupy, Republika Çeke
Me ftesë të Universitetit të Kimisë dhe Teknologjisë në Pragë (UCT Prague – VŠCHT Prague), Prof. Ass. Dr. Bastri Zeka nga Departamenti i Materialeve dhe Metalurgjisë, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, mbajti ligjërata dhe zhvilloi takime shkencore në Departamentin e Metaleve dhe Inxhinierisë së Korrozionit në UCT Prague dhe në Institutin Kralupy.
Gjatë vizitës u prezantuan aktivitetet kërkimore të departamentit, u realizuan vizita laboratorike dhe u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm në kuadër të programeve Erasmus+ dhe COST. Kjo vizitë kontribuon në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zgjerimin e partneriteteve akademike e shkencore ndërmjet institucioneve.

