Mirënjohje për akreditimin dhe riakreditimin e programeve studimore në UIBM
Prorektorët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë kanë mbajtur të mërkurën një takim me drejtuesit e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore (FYU) dhe ata të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK), të cilët i kanë uruar për riakreditimin e programeve ekzistuese dhe akreditimin e programeve të reja. Prorektori për Zhvillim Akademik dhe Cilësi Prof. dr. Sabri Avdullahi, përgëzoi dekanët dhe gjithë stafin e këtyre dy fakulteteve për angazhimin e tyre dhe për suksesin e arritur.
Gjithashtu ai ka ndarë edhe nga një mirënjohje për dekanin e FTU-së, Mensur Kelmendi dhe dekanin e FIMK-ut, prof.asoc.dr. Faruk Ahmeti. U vlerësua angazhimi i gjithë stafit akademik, administratës dhe industrisë të përfshirë në procesin e akreditimit.
Në FTU vitin e kaluar janë riakredituar të gjitha programet studimore që ishin në proces, ndërsa në FMIK sivjet janë riakredituar dy programe: “Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri”, baçelor dhe “Teknologji Prodhuese dhe Menaxhment”,master. Për herë të parë është akredituar programi modern “Cloud and Edge Computing”, master.


