Kampusi6

UIBM kontribuon në diskutimin për avancimin e qasjes në arsimin e lartë për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Më 30 qershor 2026, prorektorja e UIBM mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temën “Programi i Bursave Universitare për Studentët nga Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë”, e organizuar në Prishtinë.

Gjatë diskutimit u trajtuan çështje që lidhen me skemën e bursave universitare, nevoja për krijimin e një linje të përhershme buxhetore, monitorimin e përfituesve te bursave, përmirësimin e mbledhjes së të dhënave statistikore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për të mbështetur qasjen e këtyre komuniteteve në arsimin e lartë.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e vazhdimësisë së skemës së bursave, rritjes së transparencës në procesin e përzgjedhjes, si dhe promovimin e studentëve të suksesshëm nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian si modele pozitive për brezat e rinj.

UIBM mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që promovojnë barazinë, përfshirjen dhe qasjen e barabartë në arsimin e lartë për të gjitha komunitetet.

Shperndaj ne: