Thirrje për aplikim për stafin e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë për pjesëmarrje në “The 3rd International Staff Week & SAU-International Micro-Credentials Program”
Pjesëmarrje në “The 3rd International Staff Week & SAU-International Micro-Credentials Program”
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë njofton stafin akademik dhe administrativ për mundësinë e aplikimit për pjesëmarrje në programin ndërkombëtar “The 3rd International Staff Week & SAU-International Micro-Credentials Program”, me temë “Erasmus+ Project Venture Masterclass: From Concept to Consortia”.
Programi organizohet nga Sakarya University, Türkiye, dhe do të zhvillohet nga 24 deri më 28 gusht 2026.
Përmbajtja e programit
Programi i këtij viti është konceptuar si një Erasmus+ Project Masterclass intensiv, me qëllim ofrimin e njohurive praktike dhe përvojës konkrete në zhvillimin e projekteve konkurruese ndërkombëtare.
Në veçanti, programi përfshin të gjitha fazat e zhvillimit të një projekti, nga gjenerimi dhe zhvillimi i idesë deri te krijimi i konsorciumeve ndërkombëtare dhe përgatitja e projekt-propozimeve të suksesshme.
Gjatë programit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të:
- zhvillojnë ide për projekte Erasmus+, nga koncepti deri te implementimi;
- avancojnë njohuritë në dizajnimin dhe menaxhimin e projekteve;
- mësojnë rreth krijimit dhe menaxhimit të konsorciumeve ndërkombëtare;
- fitojnë njohuri praktike për buxhetimin dhe hartimin e projekt-propozimeve;
- marrin pjesë në punëtori interaktive dhe studime të rasteve;
- shkëmbejnë praktika të mira me ekspertë dhe përfaqësues të universiteteve partnere;
- krijojnë dhe zgjerojnë rrjetin akademik dhe profesional ndërkombëtar.
Gjuha e punës së programit është anglishtja.
Kush mund të aplikojë?
Të drejtë aplikimi kanë:
- stafi akademik;
- stafi administrativ;
- personeli i angazhuar në Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare;
- hulumtuesit;
- menaxherët dhe koordinatorët e projekteve;
- personeli tjetër i Universitetit që është i angazhuar ose ka interes në zhvillimin dhe implementimin e projekteve Erasmus+ dhe projekteve të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Informata të rëndësishme financiare
Tarifa e pjesëmarrjes në program është 270 euro.
Megjithatë, akomodimi nuk është i përfshirë në tarifën e pjesëmarrjes.
Gjithashtu, shpenzimet e udhëtimit, akomodimit, vizës dhe shpenzimet personale nuk mbulohen nga organizatori dhe nuk janë të përfshira në tarifën e pjesëmarrjes.
Afati për aplikim
Afati i fundit për aplikim është 14 gusht 2026.
Personat e interesuar për aplikim nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, ju lutemi të kontaktojnë Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në adresën:
Aplikimi duhet të përmbajë:
- CV-në e kandidatit/es;
- letër motivuese, në të cilën ju lutemi të cekni nëse gjatë vitit keni marrë pjesë më herët në ndonjë mobilitet në kuadër të Erasmus+.
Mundësi për zhvillim profesional dhe bashkëpunim ndërkombëtar
Në përfundim, programi paraqet një mundësi të vlefshme për ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit të Universitetit. Për më tepër, pjesëmarrja në këtë program mund të kontribuojë në zhvillimin e ideve të reja për projekte Erasmus+, krijimin e partneriteteve të reja ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit institucional me universitete dhe organizata nga vende të ndryshme.
