Seria XXVI e Kongreseve IBANESS për Ekonomi, Biznes dhe Menaxhment- Mitrovicë, Kosovë, 10–11 tetor 2026
Të nderuar profesorë, hulumtues dhe studentë të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, si dhe të universiteteve tjera,
Ju ftojmë me kënaqësi të merrni pjesë në kongresin ndërkombëtar IBANESS Congresses Series on Economics, Business and Management, i cili do të mbahet në Mitrovicë, Kosovë, më 10–11 Tetor 2026.
Organizuar nga:
- IBANESS
- University of Agribusiness and Rural Development – Bullgari
- Universiteti “St. Kliment Ohridski”, Fakulteti Ekonomik – Manastir, Maqedonia e Veriut
- Universiteti “Isa Boletini” – Mitrovicë, Fakulteti Ekonomik, Kosovë
Ky kongres bashkon studiues të shquar nga fusha e ekonomisë, biznesit dhe menaxhmentit nga e gjithë bota, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për prezantimin e hulumtimeve të reja, shkëmbimin e informacionit dhe diskutimin e çështjeve aktuale në fushat përkatëse.
Informacione të rëndësishme
- Të gjitha artikujt e dorëzuar i nënshtrohen procesit rigoroz të recensionit (peer review).
- Numri i artikujve të pranuar është i kufizuar në 200.
- Kongresi do të mbahet online.
- Gjuhët e kongresit janë anglisht dhe turqisht.
Të gjitha punimet e plota të pranuara do të përfshihen në proceedings të kongresit me ISBN, dhe do të publikohen në revista shkencore ndërkombëtare të indeksuara dhe të recensionuara:
- Balkan and Near Eastern Journal of Social Sciences (ISSN: 2149-9314)
- The Hellenic Open Business Administration Journal (ISSN: 2407-9332)
- The University Without Borders Journal of Economics & Business (ISSN: 2585-2825)
Datat e rëndësishme
| Aktiviteti | Afati |
| Dorëzimi i abstraktit | 15 Shtator 2026 |
| Pagesa e kotizimit | 1 Tetor 2026 |
| Dorëzimi i punimit të plotë | 1 Tetor 2026 |
| Programi i kongresit | 9 Tetor 2026 |
| Data e kongresit | 10–11 Tetor 2026 |
Dorëzimi i abstraktit
Dërgoni abstraktin tuaj në adresën elektronike: [email protected]
Kotizimi i pjesëmarrjes
50 € (pesëdhjetë euro) pagesa bëhet për punim, pavarësisht numrit të autorëve/pjesëmarrësve. Për çdo punim shtesë aplikohet një pagesë tjetër prej 50 €.
Ju ftojmë me respekt të dorëzoni punimet tuaja dhe t’i bashkoheni këtij aktiviteti shkencor ndërkombëtar.
Për më shumë informacione, vizitoni: http://www.ibaness.org\
