UIBM dhe Building the Balkans nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe OJQ Building the Balkans kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit në funksion të zhvillimit akademik dhe profesional të studentëve dhe të rinjve. Në kuadër të këtij bashkëpunimi parashihen mundësi për realizimin e praktikës profesionale për studentët, aktivitete të përbashkëta vullnetare, trajnime, punëtori, ligjërata, shkëmbim të ekspertizës, si dhe bashkëpunim në projekte dhe iniciativa të përbashkëta.
Me rastin e nënshkrimit të Memorandumit, drejtoresha e OJQ-së Building the Balkans, Berna Xhemajli, u prit në takim nga rektorja e UIBM-së, prof.dr. Nurten Deva, si dhe prorektorët prof.dr.Sabri Avdullahi dhe prof.ass.dr. Safet Abdullahu. Palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të zhvilluar iniciativa të reja në interes të studentëve, të rinjve dhe komunitetit.


