Dafina

Takimi i parë i projektit kërkimor “Optimizimi i kulturës in vitro të kallusit të rrushit Vranç (Vitis vinifera L.)

U mbajt takimi i parë i projektit kërkimor “Optimizimi i kulturës in vitro të kallusit të rrushit Vranç (Vitis vinifera L.)”si burim i qëndrueshëm i komponimeve bioaktive për ruajtjen e ushqimit”

Në kuadër të fillimit të aktiviteteve të projektit kërkimor “Optimizimi i kulturës in vitro të kallusit të rrushit Vranç (Vitis vinifera L.) si burim i qëndrueshëm i komponimeve bioaktive për ruajtjen e ushqimit”, u mbajt takimi i parë – Kick-off Meeting i ekipit të projektit.

Gjatë takimit u prezantuan qëllimet, objektivat dhe aktivitetet kryesore të projektit, si dhe u diskutuan metodologjia e punës, dinamika e aktiviteteve kërkimore dhe ndarja e përgjegjësive ndërmjet anëtarëve të ekipit.

Projekti fokusohet në optimizimin e kushteve për induktimin dhe zhvillimin e kallusit të varietetit të rrushit Vranç (Vitis vinifera L.), me synim identifikimin dhe optimizimin e kushteve për prodhimin e komponimeve bioaktive me potencial për aplikime në ruajtjen e ushqimit.

Takimi shënoi fillimin e aktiviteteve praktike dhe eksperimentale të projektit, duke vendosur bazat për bashkëpunimin ndërmjet stafit akademik, studentëve dhe ekspertit të jashtem Prof. Ass. Dr. Bahar Soğutmaz Özdemir

Projekti udhëhiqet nga Prof. Ass. Dr. Dafina Llugaxhiu Krasniqi, në kuadër të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, me pjesëmarrjen e stafit akademik, studentëve dhe eksperitit te jashtem në fushën e bioteknologjisë bimore.

Shperndaj ne: