Default

Programi Fulbright për Kërkime Shkencore për Studentë të Doktoratës 2027–2028

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë njofton stafin akademik për mundësinë që ofron Bordi i Shkëmbimit Arsimor Kosovë–Shtetet e Bashkuara (USKEB) përmes Programit Fulbright për Kërkime Shkencore për Studentë të Doktoratës për vitin akademik 2027–2028.


Ky program u mundëson studentëve të doktoratës nga Kosova të zhvillojnë hulumtime të lidhura me disertacionin e tyre në një universitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një periudhë prej 3 deri në 7 muaj. Programi nuk përfundon me dhënien e një diplome.

Programi është i hapur për studentë të doktoratës nga fusha të ndryshme studimi, përfshirë shkencat kompjuterike, ekonomi, arsim, inxhinieri, juridik, gjuhësi, shkenca sociale, shkenca natyrore, si dhe fusha të tjera të ndërlidhura dhe ndërdisiplinore.

Stafi akademik inkurajohet që këtë mundësi ta ndajë me studentët e doktoratës që aktualisht janë duke zhvilluar ose realizuar hulumtime shkencore dhe të cilët mund të përfitojnë nga qasja në burime akademike, ekspertizë dhe infrastrukturë kërkimore në SHBA.

Afati i aplikimit: 31 tetor 2026

Aplikimi online:
https://apply.iie.org/ffsp2027

Informata dhe konkursi:
https://www.uskeb.org/fulbright-visiting-student-researcher-program

Udhëzimet për aplikim:
https://xk.usembassy.gov/wp-content/uploads/sites/252/2026/09/Instructions-Foreign-Student-Program-Online-Application-27-28.pdf

Për pyetje ose informata shtesë, ju lutemi kontaktoni:

Bordi për Shkëmbim Arsimor Kosovë–Shtetet e Bashkuara (USKEB)

Email: [email protected]

Tel.: +383 (0) 38 226 255

Shperndaj ne: