Cover

Ftesë për studentët për pjesëmarrje në International Telecollaboration Project 2026

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë, Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar fton studentët e interesuar të marrin pjesë në një Projekt Ndërkombëtar të Telebashkëpunimit, i cili do të zhvillohet online për 6 javë, nga 6 tetor deri më 3 dhjetor 2026.

Projekti bashkon studentë nga universitete të ndryshme ndërkombëtare dhe u ofron mundësinë të bashkëpunojnë në ekipe ndërkulturore, të praktikojnë gjuhën angleze ose spanjolle, si dhe të shkëmbejnë ide dhe perspektiva me studentë nga vende të ndryshme.

Çfarë ofron projekti?

Bashkëpunim me studentë nga Argjentina, Lituania, SHBA dhe Kili.
Përmirësim të aftësive në anglisht/spanjisht dhe komunikimit ndërkulturor.
Pjesëmarrje në diskutime dhe aktivitete online.
Punë në ekipe ndërkombëtare dhe realizim të një projekti përfundimtar.
Certifikatë ndërkombëtare dhe evidentim të pjesëmarrjes në Diploma Supplement.
Mundësi për prezantimin e punës së ekipit në një Konferencë Ndërkombëtare Studentore në Riga
Çfarë ju nevojitet?Një kompjuter ose telefon me internet, kamerë dhe mikrofon, si dhe gatishmëri për të bashkëpunuar, komunikuar dhe shkëmbyer përvoja me studentë nga vende të ndryshme.

Ky projekt është një mundësi për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të bashkëpunuar në një klasë globale virtuale, pa pasur nevojë të udhëtoni jashtë vendit.

Studentët e interesuar ftohen të shfrytëzojnë këtë mundësi për të mësuar, bashkëpunuar dhe krijuar lidhje me bashkëmoshatarë nga e gjithë bota.

Studentët e interesuar për pjesëmarrje të kontaktojnë në këtë email [email protected] 
ose të paraqiten fizikisht tek zyra, Objekti I, kati 0 afër Bibliotekës
Shperndaj ne: