Studentët e FIMK-së nisin mobilitetin Erasmus+ në Universitetin Rumuno-Amerikan në Bukuresht
Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, Gzim Maksuti dhe Leon Suhagrlla, kanë filluar këtë javë mobilitetin studentor në Universitetin Rumuno-Amerikan në Bukuresht, në kuadër të programit Erasmus+. Mobiliteti do të realizohet gjatë semestrit dimëror të vitit akademik 2026/2027. Gjatë qëndrimit në universitetin pritës, studentët do të ndjekin aktivitete akademike, do të njihen me një mjedis ndërkombëtar të studimit dhe do të fitojnë përvojë profesionale e kulturore.
Ky mobilitet realizohet në vazhdën e shumë bashkëpunimeve që UIBM ka me universitete partnere evropiane. Në këtë drejtim, FIMK po vazhdon të punojë për zgjerimin e mundësive të mobilitetit studentor, stafit akademik dhe administrativ, si dhe për forcimin e këtyre bashkëpunimeve, theksoi Prof. ass. dr. Berat Ujkani, Prodekan për Cilësi dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar.
FIMK u uron studentëve suksese në këtë përvojë dhe i fton studentët e tjerë të shfrytëzojnë mundësitë që ofron programi Erasmus+.
