Kgell Malaga (1)

Prof. Ass. Dr. Berat Ujkani përfaqëson FIMK-në në takimin e COST Action në Málaga

Prof. Ass. Dr. Berat Ujkani, nga FIMK, mori pjesë në takimin e parë teknik të COST aksionit Knowledge Graphs in the Era of Large Language Models, të mbajtur më 24-25 shtator 2026 në Málaga, Spanjë.

Takimi mblodhi studiues nga institucione të ndryshme për të diskutuar lidhjen ndërmjet ‘knowledge graphs’ dhe modeleve të mëdha gjuhësore. Gjatë dy ditëve u shkëmbyen përvoja kërkimore, u shqyrtua përparimi i grupeve të punës dhe u diskutuan aktivitetet e hapat e ardhshëm të aksionit.

Pjesëmarrja e profesor Ujkanit krijoi mundësi për shkëmbim idesh dhe për zhvillimin e bashkëpunimeve kërkimore ndërkombëtare në fushën e inteligjencës artificiale.

Shperndaj ne: