Untitled

Pjesëmarrje në Kongresin Ndërkombëtar të Thëngjillit, si dhe vizitë akademike në Universitetin Bülent Ecevit në Zonguldak, Turqi

Prof. Dr. Kemajl Zeqiri dhe Prof. Asst. Dr. Gzim Ibishi, nga Fakulteti i Gjeoshkencave, morrën pjesë në Kongresin Ndërkombëtar “24th International Coal Congress and Exhibition of Türkiye“ i cili u mbajtë me 22 – 25 Shtator 2026 në Zonguldak, Turqi. Në këtë Kongres, Profesorët prezantuan me punime ndaras ku, Prof. Dr. Kemajl Zeqiri prezantoi punimin kërkimor-shkëncor me titull: “Challenges and perspectives of lignite utilization in Kosovo: Balancing energy security, advanced conversion technologies and sustainable transition”. Ndërsa, Prof. Asst. Dr. Gzim Ibishi prezantoi punimin kërkimor-shkencor me titull: “Numerical analysis of shaft concrete support design in cinjuction with convergence-confinement method”.

 

Më 25 shtator 2026, Prof. Dr. Kemajl Zeqiri, në cilësi të Prodekanit për Cilësi dhe Bashkëpunim, i shoqëruar nga Prof. Asst. Dr. Gzim Ibishi vizituan Departamentin e Inxhinierisë Minerare dhe Laboratorët për hulumtime. Gjatë vizitës u zhvilluan diskutime lidhur me mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta akademike, shkencore dhe profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive akademike përmes programit Erasmus+, si dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta kërkimore ndërmjet stafit akademik të të dy universiteteve. Nga Koordinatori i Erasmus+, Dr. Dinçer Biçer u njoftuam se kemi fituar një projekt të ri Erasmus+ Programi KA171 me Zonguldak Bulent Ecevit Uiversity.

Shperndaj ne: