Kampusi1

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë hap thirrjen për aplikim për mobilitet studentor Erasmus+ KA171_2025

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë hap thirrjen për aplikim për mobilitet studentor Erasmus+ KA171_2025, në kuadër të bashkëpunimit me West Pomeranian University of Technology (WPUT), Szczecin, Poloni.

Thirrja u dedikohet studentëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë.

Në kuadër të kësaj thirrjeje janë në dispozicion:

4 vende për mobilitet studentor

Kohëzgjatja: një semestër
Semestri: Semestri veror 2026/2027
Njësia pritëse: Faculty of Economics, West Pomeranian University of Technology

Kriteret dhe mënyra e vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në mënyrë transparente dhe në bazë të meritës, me gjithsej 100 pikë, sipas kritereve të mëposhtme:

Suksesi akademik – 50% (50 pikë)
Vlerësohet në bazë të notës mesatare të studentit.

Njohja e gjuhës angleze – 30% (30 pikë)
Kërkohet minimumi B1 (Intermediate). Niveli i njohjes së gjuhës angleze do të vlerësohet në bazë të dëshmive/certifikatave të paraqitura ose rezultateve të testimit të organizuar nga UIBM.

Letra e motivimit – 20% (20 pikë)
Vlerësohet motivimi i studentit për pjesëmarrje në mobilitet, përputhshmëria e mobilitetit me studimet e tij/saj dhe përfitimet e pritshme akademike dhe profesionale.

Totali: 100 pikë.

Dokumentet e nevojshme

Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentet në gjuhën angleze:

  • Formularin e aplikimit;
  • Transkriptën e notave;
  • CV-në;
  • Vërtetimin nga Fakulteti Ekonomik për statusin e studentit dhe nivelin/vitin e studimeve;
  • Dëshminë për njohjen e gjuhës angleze, minimumi B1;
  • Letër motivimi.

Mënyra e aplikimit

Dokumentet duhet të dorëzohen në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore të Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë ose përmes emailit:

[email protected]

Aplikimet duhet të jenë të plota dhe të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar.

Afati i aplikimit: 20 tetor 2026

Procesi i përzgjedhjes

Përzgjedhja do të realizohet nga Komisioni përkatës i Përzgjedhjes, në përputhje me kriteret e përcaktuara dhe kërkesat e programit Erasmus+.

Procesi do të dokumentohet përmes një dokumenti zyrtar të përzgjedhjes, i cili do të përmbajë kriteret e aplikuara, listën e kandidatëve, rezultatet e përzgjedhjes dhe nënshkrimet e anëtarëve të komisionit.

Në rast se numri i kandidatëve që plotësojnë kriteret minimale është më i madh se numri i vendeve në dispozicion, do të përgatitet edhe lista rezervë.

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen më pas nga universiteti pritës dhe do të marrin informatat e nevojshme për regjistrimin në sistemin online të aplikimit të WPUT.

Vërejtje: Përmbushja e kritereve të UIBM dhe përzgjedhja/nominimi i kandidatit nuk garanton pranimin përfundimtar nga universiteti pritës. Kandidatët e përzgjedhur duhet të përfundojnë me sukses procedurat e aplikimit dhe të pranimit të përcaktuara nga WPUT.

Studentët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në përputhje me procedurat dhe rregulloret përkatëse të Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë.

Për informata shtesë, studentët mund të kontaktojnë:

Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore
Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë
Email: [email protected]

Shperndaj ne: