Punetoria Nga Biznesi Tradicional Te Biznesi Digjital  – OJQ Yellow

Apliko për pjesëmarrje në punëtorinë për ndërmarrësi dhe zhvillim digjital në UIBM

“Nga Biznesi Tradicional te Biznesi Digjital – Mjete Praktike për Rritjen e Biznesit”

OJQ Yellow, fton të interesuarat dhe të interesuarit të marrin pjesë në punëtorinë me temë “Nga Biznesi Tradicional te Biznesi Digjital – Mjete Praktike për Rritjen e Biznesit”.

Punëtoria do të fokusohet në përdorimin e mjeteve digjitale për zhvillimin dhe rritjen e bizneseve, duke ofruar njohuri dhe këshilla praktike për pjesëmarrësit.

Data: 12 tetor 2026
Ora: 10:00–12:00
Vendi: Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, Salla 308, Objekti 1, Kati i 3-të

Thirrja u dedikohet:

  • grave ndërmarrëse;
  • studenteve të UIBM;
  • grave dhe studentëve që kanë ide biznesi;
  • të gjithë të interesuarve për zhvillimin e ideve dhe bizneseve përmes mjeteve digjitale.

Apliko për pjesëmarrje:  https://forms.gle/y67EBd3UWwLH9V4r9

Pjesëmarrja është një mundësi për të fituar njohuri të reja, për të mësuar mjete praktike dhe për të zhvilluar më tej idetë tuaja në fushën e ndërmarrësisë dhe transformimit digjital.

Shperndaj ne: