Dr.sc. Albana Rexha u rizgjodh kryesuese e Këshillit Drejtues në UIBM
Në mbledhjen e mbajtur të premten (2 tetor 2026), dr.sc. Albana Rexha u rizgjodh kryesuese e Këshillit Drejtues të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ndërsa prof.asoc.dr. Besim Gollopeni u zgjodh zëvendëskryesues. Mandati i këtyre posteve sipas Statutit të UIBM është 1- vjeçar.
Në këtë mbledhje u mor vendimi edhe për emërimin e sekretarit të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Shkumbin Imeri, si ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm në UIBM. Gjatë kësaj periudhe gjashtë mujore që fillon prej 2 tetorit 2026, ai gëzon të gjitha të drejtat dhe obligimet e parapara me Statutin e UIBM dhe legjislacionin në fuqi.
KD-ja gjithashtu miratoi edhe Buxhetin e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë për vitin 2027 si vlerësimet buxhetore për vitet 2028 dhe 2029, sipas qarkores së parë buxhetore 2027/1. Gjithashtu u miratua edhe Raporti i të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën janar–mars 2026 si dhe për periudhën janar–qershor 2026.
