Studentët e FIMK-ut fitojnë vendin e dytë dhe të tretë në Kosovo AI Hackathon
Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike shënuan sukses në Kosovo AI Hackathon, duke fituar vendin e dytë dhe të tretë në kategorinë “AI for Business”.
Hackathoni u organizua nga Genpact në bashkëpunim me Agility dhe në partneritet me institucionet kryesore të arsimit të lartë në Kosovë, përfshirë Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Gara u zhvillua në dy kategori: “AI for Kosovo” dhe “AI for Business”, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë të zhvillonin zgjidhje të bazuara në inteligjencën artificiale për sfida të shoqërisë dhe biznesit.
Gjatë tri ditëve intensive, studentët punuan në ekipe për të identifikuar probleme reale dhe për t’i shndërruar idetë e tyre në prototipe funksionale. Puna përfshiu zhvillimin, testimin dhe përmirësimin e zgjidhjeve, deri te prezantimi përfundimtar para jurisë. Pjesë e jurisë ishte edhe Prof. ass. dr. Nexhat Bajrami nga FIMK-u.
Vendi i dytë: Petrit Rexha, Rinesa Merovci, Alban Rrahmani dhe Lundrim Maxhuni.
Vendi i tretë: Flutura Hyseni, Gentian Voca, Erza Osmani, Tringa Hyseni dhe Devlete Hasani.
Përveç konkurrimit, hackathoni u mundësoi studentëve të bashkëpunonin me inxhinierë dhe mentorë të Genpact, të shkëmbenin ide dhe të merrnin këshilla profesionale.
FIMK i përgëzon studentët për suksesin e arritur dhe përfaqësimin e denjë të universitetit.



