IMG 0714

UIBM pjesëmarrës në Simpoziumin Ndërkombëtar “Kosovo Spatial Vision 2050”

Më 15 tetor 2026, në Emerald Hotel, Prishtinë, prorektorja, Prof. asoc.Dr. Edita Bekteshi përfaqësoi UIBM-en në Simpoziumin Ndërkombëtar “Kosovo Spatial Vision 2050”, të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës, Ambasadën e Gjermanisë dhe GIZ-in.

Simpoziumi mblodhi përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, profesorë dhe ekspertë nga vende të ndryshme, për të diskutuar vizionin e zhvillimit hapësinor të Kosovës deri në vitin 2050.

Diskutimet u fokusuan në planifikimin e qëndrueshëm urban, mbrojtjen e mjedisit, rigjenerimin e hapësirave publike, përballimin e ndryshimeve klimatike dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse. U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe e shndërrimit të vizionit në veprime konkrete për një të ardhme më të qëndrueshme.

Shperndaj ne: