Kampusi6

Konkursi ndërkombëtar i simulimit të biznesit “Universiteti BOSS 2026”

Të dashur studentë,

Ju informojmë për mundësinë e pjesëmarrjes në konkursin ndërkombëtar “Universiteti BOSS 2026”, i organizuar nga kompania polake Revas, i cili u mundëson studentëve të universiteteve të ndryshme të konkurrojnë në një simulim online të menaxhimit të biznesit.

Gjatë konkursit, ekipet e studentëve do të menaxhojnë një agjenci virtuale të marketingut digjital, do të marrin vendime strategjike dhe do të konkurrojnë me ekipe nga vende të ndryshme të botës. Kjo është një mundësi e mirë për të zbatuar njohuritë teorike në praktikë, për të zhvilluar aftësitë e punës në grup dhe të vendimmarrjes, si dhe për të fituar përvojë ndërkombëtare.

Informacionet kryesore:

  • Afati i regjistrimit: 31 tetor 2026
  • Përbërja e ekipit: 3 studentë dhe 1 pedagog mbikëqyrës
  • Formati: 100% online
  • Gjuha e konkursit: Anglisht
  • Tarifa e pjesëmarrjes: Falas
  • Çmimet: Gjithsej 2,000 € në shpërblime monetare

Për më shumë informacion dhe për regjistrim, vizitoni faqen zyrtare të konkursit:

https://www.revas.online/boss/

Të gjithë studentët e interesuar inkurajohen ta shqyrtojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar.

Me respekt,
Shperndaj ne: