Amiri.

Studenti i Ekonomikut, Amir Veliu, u prezantua me punim shkencor në Kongresin XXVI Ndërkombëtar Ballkanik dhe të Evropës Juglindore (IBANESS)

Studenti i Fakultetit Ekonomik, Amir Veliu, ka marrë pjesë në Kongresin XXVI Ndërkombëtar Ballkanik dhe të Evropës Juglindore (IBANESS), që është mbajtur në Mitrovicë. Ai gjithashtu ka prezantuar punimin e tij shkencor me titull: “The Socioeconomic Paradox of Modern Development: Economic Well-Being versus Social and Psychological Costs”.

Ai është shprehur mirënjohës për mbështetjen nga menaxhmenti i Fakultetit Ekonomik dhe Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë. Gjithashtu ai ka falënderuar stafin akademik në fakultet, që e kanë mbështetur. “Këtë përvojë e konsideroj një motivim të mëtejshëm për të vazhduar rrugëtimin tim në ekonomi dhe kërkim shkencor, me bindjen se zhvillimi ekonomik merr kuptimin e tij të plotë kur përparimi matet edhe përmes mirëqenies së njeriut”.

Punimi trajton paradoksin e zhvillimit modern, duke shqyrtuar nëse rritja ekonomike dhe përparimi teknologjik përkthehen domosdoshmërisht në mirëqenie më të madhe sociale dhe psikologjike. Në thelb, ai synon të nxisë reflektim mbi nevojën që zhvillimi të vlerësohet jo vetëm përmes treguesve ekonomikë, por edhe përmes cilësisë së jetës dhe mirëqenies njerëzore.

Certifikata
Shperndaj ne: