UIBM organizon sesion informues për mundësitë e programit Erasmus+
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), më 11 nëntor 2026, do të organizojë një sesion informues me përfaqësuesit e Zyrës Erasmus+ në Kosovë, me qëllim të prezantimit të mundësive dhe përfitimeve që ofron programi Erasmus+ përmes thirrjes së këtij viti.
Gjatë sesionit do të prezantohen mundësitë e aplikimit dhe pjesëmarrjes në programin Erasmus+, me theks të veçantë në skemat e mobilitetit për studentë dhe staf akademik, mundësitë për bashkëpunim ndërinstitucional, si dhe format e tjera të mbështetjes që ofrohen përmes këtij programi.
Ky aktivitet synon të rrisë informimin dhe interesimin e studentëve dhe stafit akademik për mundësitë që ofron Erasmus+, si dhe të ofrojë hapësirë për diskutim, shkëmbim të informatave dhe adresim të pyetjeve lidhur me kriteret dhe procedurat e aplikimit.
Detajet e sesionit informues:
- Data: 11 nëntor 2026
- Ora: 11:00
- Vendi: Salla Solemne, Rektorati i UIBM-së
UIBM inkurajon studentët dhe stafin akademik që të marrin pjesë në këtë sesion informues dhe të shfrytëzojnë mundësinë për t’u njohur më nga afër me programin Erasmus+, i cili kontribuon në zhvillimin akademik e profesional, shkëmbimin e përvojave dhe ndërkombëtarizimin e Universitetit.
Ju mirëpresim!
