FIMK pjesëmarrës në Javët Ndërkombëtare të Stafit në Gjermani
Prof. Ass. Dr. Berat Ujkani, Prodekani për Cilësi dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në FIMK, mori pjesë nga 1-6 nëntor 2026 në Javët e para Ndërkombëtare të Stafit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Heilbronn (HHN), në Gjermani.
Aktiviteti u përqendrua te roli i mjeteve digjitale dhe i mësimit elektronik në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë. Në të morën pjesë staf akademik dhe administrativ nga universitetet partnere të HHN-së nga vende të ndryshme. Aktiviteti është pjesë e projektit GROWTH, që HHN e zbaton me financim të Shërbimi Gjerman për Shkëmbime Akademike-DAAD, në kuadër të programit HAW International. Projekti synon të ndërtojë një rrjet global që lidh universitetet, kompanitë, studentët dhe stafin.
Programi përfshiu edhe vizita në laboratore, qendra inovacioni e ndërmarrësie, mes tyre Campus Founders dhe IPAI (Innovation Park Artificial Intelligence.

