1

U mbajt mbledhja konstituive e Këshillit Drejtues

U mbajt të enjten mbledhja konstituive e Këshillit Drejtues të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”. Kryesues i Këshillit Drejtues u zgjodh prof.dr. Ali Topalli, ndërsa zëvendëskryesues, msc. Musa Dibrani.

Fillimisht janë verifikuar mandatet e anëtarëve të Këshillit Drejtues, ndërsa më pas ata kanë nënshkruar deklaratën etike. Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr.Alush Musaj, u ka uruar sukses dhe punë të mbarë anëtarëve të KD-së.

Ndryshe anëtarë të KD-së të zgjedhur nga Senati janë: Prof.asoc.dr. Ismet Mulliqi, prof.asoc.dr. Nurten Deva, prof.ass.dr. Halil Bajrami, msc. Fatbardha Hoxha dhe msc.Ylber Januzaj. Ndërsa anëtarët e KD-së të emëruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë janë: Prof.dr. Ali Topalli, msc. Musa Dibrani, msc. Mustafë Haziri dhe Meriton Hajzeri.