Urimi i rektorit, Musaj për festat e fundvitit

Viti 2018 do të mbahet mend në kujtesën e studentëve, mësimdhënësve, punëtorëve të administratës dhe menaxhmentit të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”. Ky vit ka shënuar fundin e një periudhe 30-vjeçare që lidhet me historinë e studimeve të larta në qytetin tonë dhe me dëbimin nga objektet në veri. Këtë vit janë mbushur 5-vjet të Universitetit dhe 57 vjet të jetës akademike. Por ky vit shënon një fillim të ri në jetën e këtij Universiteti, duke pasur parasysh funksionalizimin e kampusit të ri universitar.
Kemi arsye për të qenë të lumtur dhe plot entuziazëm për vitin 2019. Kemi kushte dhe mundësi të mëdha për të ecur përpara si kurrë më parë. Me këtë rast, dua t’ju falënderoj për përkushtimin dhe bashkëpunimin, dua t’ju uroj festat e fundvitit, t’ju uroj Vitin e Ri 2019, t’ju uroj shëndet dhe lumturi ju dhe familjeve tuaja, studentë, mësimdhënës dhe punëtorë të administratës. Qoftë një vit i mbarë dhe i suksesshëm. Gëzuar 2019!

Prof. asoc. dr. Alush Musaj
Rektori i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”