Kampusi

Akreditohet për periudhën trevjeçare programi “Teknologji Prodhuese dhe Menaxhment” në nivelin master

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike njofton me kënaqësi se programi i studimeve Master “Teknologji Prodhuese dhe Menaxhment” ka marrë vendim pozitiv për akreditim për periudhën trevjeçare. Në kuadër të këtij programi, gjatë periudhës së akreditimit do të pranohen gjithsej 35 studentë, të cilët do të kenë mundësinë të zhvillojnë njohuri dhe kompetenca të avancuara në fushën e teknologjive prodhuese, menaxhimit industrial, inovacionit dhe proceseve bashkëkohore të prodhimit.

Ky sukses paraqet një dëshmi të përkushtimit të vazhdueshëm të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike për ofrimin e programeve cilësore të studimit, të harmonizuara me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë.
Me këtë rast i falenderojmë të gjithe pjesemarresit që me angazhimin e tyre qe kanë kontribuar për arritjen e këtijë suksesi.

Shperndaj ne: