Asistentët e FTU-së mbajnë ligjëratë për studentët e Van Hall Larenstein University of Applied Sciences

Në kuadër të programit Erasmus + për shkëmbimin e stafit akademik, dy asistentë, Bahtir Hyseni dhe Arbër Hyseni nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore qëndruan për një javë në Van Hall Larenstein University of Applied Sciences. Në kuadër të këtij programi ata mbajtën nga një ligjëratë për studentët e Van Hall Larenstein University of Applied Sciences.

Njëherit zhvilluan pjesën praktike nga teknologjia e qumështit dhe teknologjia e ujit në fabrikat model të këtij Universiteti. Aty asistentët së bashku me studentin vizitor nga Universiteti i Mitrovicës prodhuan një lloj djathi. Ndër të tjera ata vizituan edhe fabrikën më të madhe në Leeuwarden, Holandë për trajtimin e ujërave shkarkues ku u njohën me ngjashmëritë dhe dallimet me trajtimin në vendet tjera.

Asistentët, Bahtir Hyseni, Arbër Hyseni Me Studentët Shkëlqim Hyseni, Ylberinë Baliu Dhe Fjolla Laskaj Që Janë Në Holandë Me Erasmus+ (1)