Asistentja e FTU-së, Gonxhe Kajtazi merr pjesë në Shkollën Verore Ndërkombëtare në Burgas, Bullgari
Asistentja, Gonxhe Kajtazi nga Fakultetit i Teknologjisë Ushqimore, po merr pjesë në Shkollën Verore Ndërkombëtare, e cila po mbahet në Burgas, Bullgari nga 6 deri më 10 korrik. Në kuadër të kësaj shkolle verore, ajo prezantoi punimin me titull “From Food Waste to Value: Innovative Uses of Mushroom Stems”, i cili trajton valorizimin e bishtave të kërpudhave për zhvillimin e produkteve të reja me vlerë të shtuar. Ky punim është realizuar nën mbështetjen shkencore të profesorëve Bahtir Hyseni dhe Fatos Rexhepi, të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore.
Shkolla verore mbledh studentë, hulumtues dhe staf akademik nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Polonia, Rumania, Kroacia dhe Serbia, duke ofruar mundësi për shkëmbim të njohurive, zhvillim profesional dhe krijimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare. Pjesëmarrja në këtë aktivitet ndërkombëtar kontribuon në promovimin e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, si dhe në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe kërkimor në nivel ndërkombëtar.


