Diskutohet aktivizimi i platformës E-Alumni
Bordi “Alumni” i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë mbajti një takim me përfaqësues të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, ku morën pjesë themeluesit e sistemit E-Alumni, përkatësisht prodekani për Cilësi dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Ass. Dr. Berat Ujkani, si dhe ish-studentja Leonita Kajtazi.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i mënyrave konkrete për aktivizimin e platformës E-Alumni në kuadër të UIBM-së. Kryetarja e Bordit Alumni, Dafina Llugaxhiu, falënderoi Prof. Ass. Dr. Berat Ujkani për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë, duke theksuar rëndësinë e funksionalizimit të platformës E-Alumni për fuqizimin e lidhjes me alumnit e UIBM.
