3

DAAD prezantoi bursat dhe programet e studimit në Gjermani

DAAD – Shërbimi Gjerman i Shkëmbimit Akademik ka mbajtur të martën një sesion informues në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku janë  prezantuar bursat dhe programet e studimit që ofrohen në Gjermani. Prezantimin para studentëve e ka mbajtur, Adrian Ramabaja nga DAAD.

Ai ka informuar studentët për sistemin universitar në Gjermani, programet dhe mundësitë e mëdha që ofrohen sa i përket bursave për master, PhD dhe post-doc. Sipas tij, DAAD çdo vit mbështet shkëmbimin akademik ndërmjet Gjermanisë dhe vendeve partnere, duke u ofruar studentëve, studiuesve dhe profesorëve mundësi për studime, kërkime dhe përvoja ndërkombëtare në universitetet gjermane.

Paraprakisht, udhëheqësja për Kulturë, Shtyp dhe Komunikim në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, Catalina Heine dhe Adrian Ramabaja nga DAAD, kanë zhvilluar një takim me rektoren e UIBM, prof.dr. Nurten Deva dhe prorektorët; prof.dr. Sabri Avdullahi dhe prof.asoc.dr. Edita Bekteshi. Në takim u diskutua për mundësitë që ofrohen në universitetet gjermane për shkëmbime të studentëve.

1
Shperndaj ne: