Drejtuesit e KREN-it qëndruan për vizitë në FIMK
Menaxhmenti i FIMK në përbërje nga dekani, Prof. asoc. Faruk Ahmeti, prodekani, Prof. ass. Fatmir Azemi dhe shefi i Departamentit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Prof. ass. Berat Ujkani mirëpriti përfaqësues të Rrjetit Kombëtar të Arsimit dhe Kërkimit (KREN) dhe të Ministrisë së Ekonomisë. Gjatë takimit u trajtuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e digjitalizimit të universitetit, zhvillimit të infrastrukturës teknologjike si dhe mbështetjes së iniciativave që ndihmojnë avancimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit në UIBM.
Ky takim shënon një hap drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe strukturave shtetërore për ndërtimin e një ekosistemi më të fuqishëm akademik dhe teknologjik.
