2b2817d4 243e 4fbe B120 4512d9f66488

Dy projekte të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore të UIBM-së përfitojnë financim nga MASH në kuadër të Projekteve të Vogla Shkencore

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë shënon një sukses të rëndësishëm në fushën e kërkimit shkencor, pasi dy projekte të stafit akademik janë përzgjedhur për financim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), në kuadër të thirrjes për Projektet e Vogla Shkencore.

Sot u nënshkruan kontratat për realizimin e këtyre projekteve ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore të UIBM-së, i përfaqësuar nga Dekani, Prof. Dr. Mensur Kelmendi. Në ceremoninë e nënshkrimit ishte e pranishme edhe znj. Sebahate Jupolli.

Projektet përfituese janë:

Prof. asoc. Dr. Fatos Rexhepi me projektin:
“Zhvillimi i metodave FTIR/PLSR për kontrollin e autenticitetit të vajit të ullirit dhe vajrave vegjetalë.”

Prof. Ass. Dr. Dafina Llugaxhiu-Krasniqi me projektin:
“Optimizimi i kulturës in vitro të kallusit të rrushit Vranaç (Vitis vinifera L.) si burim i qëndrueshëm i komponimeve bioaktive për ruajtjen e ushqimit.”

Këto projekte synojnë të kontribuojnë në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e teknologjisë ushqimore, duke trajtuar tema me rëndësi të veçantë për sigurinë, cilësinë dhe autenticitetin e produkteve ushqimore, si dhe për zhvillimin e metodave inovative të analizës së komponimeve organike dhe shfrytëzimin e burimeve të qëndrueshme të komponimeve bioaktive.

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore u urojnë shumë suksese bartësve të projekteve në realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe i përgëzojnë për këtë arritje, e cila dëshmon angazhimin e vazhdueshëm në avancimin e kërkimit shkencor, inovacionit dhe zhvillimit akademik.

Unnamed
Shperndaj ne: