Hol

Dy studente nga Holanda i punojnë temat e diplomës në FTU

Në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Van Hall Larenstein” nga Leeuëarden i Holandës, dy studente të nivelit bachelor nga ky universitet, janë duke punuar pjesën praktike të punimit të diplomës në laboratorët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Dekani i këtij Fakulteti, Milaim Sadiku, tha se bashkëpunimi me këtë universitet nga Holanda ka bërë që të përfitojnë studentët dhe mësimdhënësit nga të dy këto insitucione akademike.

Si rrjedhojë e bashkëpunimit ndërkombëtar, në Universitetin “Isa Boletini” vitin e kaluar ka qenë edhe një student nga Amerika, i cili ka përgatitur temën e masterit, ndërsa sivjet është një student amerikane, e cila është duke ju ndihmuar studentëve për përvetësimin e gjuhës angleze.

Gjithashtu studentë dhe mësimdhënës nga UMIB-i kanë përfituar bursa dhe mundësi specializimi në kuadër të projekteve të përbashkëta me universitete të ndryshme nëpër botë.