0.9.142

Edicioni i tretë të konferencës KosovaPAR2025: Kapaciteti në Administratën Publike për apo përmes Inteligjencës Artificiale?

Tema: Kapaciteti në Administratën Publike për apo përmes Inteligjencës Artificiale?
Data: 3–5 Shtator 2025
Vendi: Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtine

Në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ju njoftojmë se është hapur thirrja për propozime panelesh për edicionin e tretë të konferencës KosovaPAR2025.

Konferenca e këtij viti do të fokusohet në rolin e Inteligjencës Artificiale në administratën publike, me theks të veçantë në ndërtimin e kapaciteteve, etikën, transparencën, qasjen e përqendruar te qytetari dhe përdorimin e teknologjisë për të mirën e përbashkët.

Ju inkurajojmë të dorëzoni propozime që adresojnë këto çështje dhe kontribuojnë në diskutime të pasura e përmbajtësore. Kontributi juaj do të jetë i vlefshëm në formësimin e përmbajtjes dhe rezultateve të kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

Afati i fundit për dorëzim të propozimeve: 30 prill 2025
Propozimet dërgohen në: [email protected]

Për të pasur një pasqyrë më të gjerë mbi temat dhe diskutimet e mëhershme, ju ftojmë të lexoni raportin e konferencës KosovaPAR2024 në linkun më poshtë:
 Raporti 2024

Për më shumë informacione rreth konferencës, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare:
 https://par.rks-gov.net

Shperndaj ne: