Ed

Ekipet e Change Projects mbajnë takime online me trajnerët kosovarë dhe të BE-së në kuadër të Projektit LEADALKO

Në kuadër të projektit LEADALKO Erasmus+, ekipet e Change Project zhvilluan takime online me trajnerët e tyre nga Kosova dhe BE-ja, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin e iniciativave të tyre.

Prezantimi i progresit të arritur deri më tani përfshirë edhe sfidat kryesore, ishin ceshtjet që u diskutuan ndërmjet pjesëmarrësve nën udhëheqjen e trajnerëve ofruan këshilla dhe udhëzime të vlefshme për hapat e ardhshëm dhe kërkesat për zbatimin me sukses të projekteve.

Sesionet e ardhshme të trajnimit që do të mbahen më 24–26 mars, të cilat do të mbështesin më tej avancimin e Change Projects, u diskutuan gjithashtu.

Takimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm, mentorimit dhe shkëmbimit të njohurive midis partnerëve të projektit, duke përforcuar angazhimin për arritjen e rezultateve me ndikim dhe të qëndrueshme brenda projektit LEADALKO.

Ed1
Shperndaj ne: