FTU Riakreditimi

Ekspertët e akreditimit qëndruan në FTU

Në kuadër të procesit të riakreditimit të njësive akademike të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), të mërkurën ekspertët e akreditimit kanë qëndruar në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore (FTU). Ata janë takuar me drejtuesit e UMIB-it, FTU-së dhe me stafin akademik të këtij fakulteti.

Vizita kishte të bënte me riakreditimin e programeve në bachelor dhe master të këtij fakulteti.