Fjuridik

Fakulteti Juridik i UIBM nis hartimin e Raportit të Vetëvlerësimit për riakreditimin e programit studimor

Fakulteti Juridik i UIBM ka nisur zyrtarisht procesin e hartimit të Raportit të Vetëvlerësimit (RVV) për riakreditimin e programit studimor baçelor Juridik (LLB), 240 ECTS. Pas themelimit të Grupit Punues për hartimin e këtij raporti, sot u mbajt takimi i parë i punës nën kryesimin e Dekanit të Fakultetit Juridik dhe kryesuesit të Grupit Punues, Prof. Dr. Islam Qerimi.

Mbledhja e Komisionit për Hartimin e RVV-së u hap në ora 13:00, ku Prof. Dr. Islam Qerimi falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre, si dhe shprehu falënderim të veçantë për përfaqësuesin e palëve të interesit, z. Nebi Halili. Me këtë rast, ai informoi anëtarët mbi punën e vazhdueshme të Fakultetit Juridik, përfshirë proceset dhe procedurat pasakredituese të programit studimor, të vlerësuara nga ekspertët e jashtëm gjatë vitit 2025.

Në vijim, Kryesuesi prezantoi metodologjinë e punës, organizimin dhe shpërndarjen e detyrave për hartimin e Raportit të Vetëvlerësimit, duke theksuar se dokumenti duhet të jetë në përputhje të plotë me Raportin e Vetëvlerësimit në nivel institucional.

Gjatë diskutimeve, Prof. Asoc. Dr. Përparim Gruda propozoi që RVV-ja të hartohet përmes një qasjeje të kombinuar, duke integruar punën e përbashkët dhe kontributet individuale të anëtarëve të Komisionit. Me konsensus të plotë, si koordinator i procesit të hartimit të RVV-së u zgjodh Prof. Ass. Dr. Zahir Çerkini.

Prof. Ass. Dr. Zahir Çerkini theksoi rëndësinë e harmonizimit të RVV-së me standardet e reja për riakreditim dhe propozoi që procesi të vazhdojë me shqyrtimin e afateve kohore, analizën e kurrikulës së programit studimor, hartimin e planit të përmirësimit, si dhe vlerësimin e zbatimit të rekomandimeve të dala nga raporti i ekspertëve të jashtëm dhe monitorimin e procedurave pasakredituese të vitit 2025.

Në përfundim të mbledhjes, u miratua njëzëri propozimi për mbajtjen e takimit të radhës së Grupit Punues ditën e hënë, me qëllim vazhdimin e koordinimit dhe avancimit të procesit të hartimit të Raportit të Vetëvlerësimit.

 

Shperndaj ne: