TV – 1

Ftesë: Fakulteti Ekonomik organizon tryezë të rrumbullakët me temë: “Transformimi i menaxhimit të biznesit në epokën digjitale”!

Fakulteti Ekonomik në kuadër të Universitetit “Isa Boletini” – Mitrovicë, organizon një tryezë të rrumbullakët akademike me temën: Transformimi i menaxhimit të biznesit në epokën digjitale: Si të përshtatemi me kërkesat e tregut të punës? (Sfida e vërtetë për universitetet: Përdorimi etik dhe me vlerë i AI në Arsimin e Lartë).

Ky organizim ka për qëllim të nxisë një diskutim ndërdisiplinor mbi ndikimin që po sjell transformimi digjital në praktikat menaxheriale, si dhe të theksojë rolin kritik të universiteteve në përgatitjen e studentëve për tregun modern të punës. Në fokus të veçantë do të jetë përdorimi etik dhe i qëndrueshëm i Inteligjencës Artificiale (AI) në procesin e edukimit dhe në zhvillimin e kompetencave të brezit të ri të profesionistëve.

Në këtë tryezë do të marrin pjesë profesorë universitarë, ekspertë të fushës së menaxhimit dhe teknologjisë, si dhe përfaqësues të institucioneve relevante, të cilët do të ndajnë përvojat dhe perspektivat e tyre mbi sfidat dhe mundësitë që sjell epoka digjitale në arsim dhe ekonomi.

Data: 04 Qershor 2025

Ora: 09:45

Vendi: UIBM, Salla për Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Fakulteti i Edukimit, nr. 308

 

Me respekt të veçantë,

Dekanati i Fakultetit Ekonomik

Universiteti “Isa Boletini” – Mitrovicë

Shperndaj ne: