Ftesë për pjesëmarrje në ligjërata nga prof. Sophie LELEU, Université de Bordeaux, Francë
Fakulteti i Gjeoshkencave i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë njofton se gjatë javës së ardhshme do të zhvillohen dy ligjërata nga Prof. Sophie LELEU, Maitre de Conférence, HDR, në Gjeologji, Drejtoreshë e Studimeve në ENSEGID Bordeaux-INP, Pessac, Francë, dhe anëtare e Laboratoire UMR EPOC, Université de Bordeaux, France.
Ligjëratat do të mbahen sipas orarit në vijim:
E hënë, 13 tetor 2025, ora 10:00 – 11:30
Tema: Alluvial geomorphology, river dynamics and sedimentology
E enjte, 16 tetor 2025, ora 10:00 – 12:15
Tema:
- Applied geology in alluvial environments: Resources and risks
- Environmental issues around mining activities
Ligjëratat do të zhvillohen në ambientet e Fakultetit të Gjeoshkencave, dhe janë të dedikuara për studentët e Departamentit të Gjeologjisë dhe Xehetarisë Profesionale, si dhe për të gjithë të interesuarit nga komuniteti akademik.
Ky bashkëpunim është pjesë e përpjekjeve të Fakultetit të Gjeoshkencave për të thelluar shkëmbimet akademike ndërkombëtare dhe për të ofruar studentëve mundësi të reja për përvetësimin e njohurive bashkëkohore në fushën e gjeologjisë dhe mjedisit.
Mirëpresim pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit akademik!
