Ftesë për pjesëmarrje në tryezën e rrumbullakët: “Ndërlidhja e dijes akademike me realitetin ekonomik”
Ju ftojmë të bëheni pjesë e Tryezës së Rrumbullakët me temën “Ndërlidhja e dijes akademike me realitetin ekonomik: Kontributi i Universiteteve në ndryshimet strukturore ekonomike” — një platformë ku takohen akademia, industria dhe inovacioni për të formësuar të ardhmen. Së bashku me universitete, staf akademik, studentë dhe përfaqësues të industrisë nga rajoni dhe Evropa, diskutohet roli i arsimit në zhvillimin ekonomik.
Tryeza mbahet më 25 mars 2026, Salla 308, prej orës 10:00. Jeni të mirëseardhur!
