Ftesë për sesion informues – Bursat Master: Young Cell Scheme, Raundi XVI
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ju fton të merrni pjesë në sesionin informues për hapjen e aplikimeve për bursat Master të Raundit XVI të projektit Young Cell Scheme.
Data dhe ora: 19 shkurt 2026, ora 11:00
Vendi: Objektet e rektoratit, UIBM
Ky sesion është një mundësi ideale për të marrë informacion të detajuar mbi kushtet dhe kriteret e bursave, si dhe për të bërë pyetje direkte dhe të qarta për procesin e aplikimit.
Ju njoftojmë se më 9 shkurt 2026 është publikuar zyrtarisht thirrja për aplikim për bursat Master Raundi XVI, me afatin e fundit për aplikim: 9 mars 2026.
Dokumente të bashkangjitura: Thirrja për aplikim – Young Cell Scheme Raundi XVI (Programi i BE-së për bursa post-diplomike)
Ju inkurajojmë të merrni pjesë në këtë sesion informues për t’u përgatitur sa më mirë për aplikim dhe për të shfrytëzuar këtë mundësi të vlefshme për zhvillimin akademik dhe profesional.
