Kos2

Ftesë për studentë në prezantimin e mundësive të praktikës me pagesë nga “Kosovo Generation Unlimited”

Të nderuar studentë,

Ftoheni të merrni pjesë në prezantimin e platformës K-GenU nga “Kosovo Generation Unlimited”, e cila lidh studentët me praktika me pagesë, mentorim profesional dhe mundësi zhvillimi në karrierë.

Vendi: Amfiteatri i Madh – Objekti 1, UIBM
Data: 15.10.2025
Ora: 10:00

Gjatë prezantimit, studentët do të informohen mbi:

  • Si funksionon platforma Kosovo Generation Unlimited
  • Si të aplikojnë për praktika me pagesë përmes platformës
  • Si funksionon lidhja me mentorët dhe kompanitë
  • Mundësitë tjera për zhvillim profesional dhe karrierë

Më shumë informata: Kosovogenu.com

K-GenU është një mundësi direkte për studentët e UIBM për të eksploruar rrugët e zhvillimit profesional dhe përfitimet e praktikave me pagesë.

 

 

Shperndaj ne: