Hapet konkursi për shkëmbim të studentëve në kuadër të projektit “Erasmus Mundus”

Njoftohen studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” se në kuadër të projektit “Erasmus Mundus” është hapur konkursi për shkëmbim të studentëve ndërmjet këtyre vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje, Mal i Zi, Kosovë, Serbi). Dita e informimit për studentët e UMIB-it me koordinatorët nga Universiteti i Vigos është më 8 mars 2016, ora 11:00, salla A.

Afati për aplikim është deri me 25 mars 2016

Personi kontaktues në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” është Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Rifat Morina.

Për më tepër informata mund ta shfrytëzoni linkun: http://green-tech-wb.uvigo.es/