DCIM.00 00 30 19.Still004

Thirrje për aplikim – Mobilitet studentor në Savonia University of Applied Sciences (Finlandë), Semestri Pranveror 2026

Të nderuar studentë,

Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë hap thirrjen për aplikim për mobilitet studentor në kuadër të bashkëpunimit me Savonia University of Applied Sciences (Finlandë) për semestrin pranveror 2026.

 Institucioni pritës: Savonia University of Applied Sciences, Finlandë
 Periudha e mobilitetit: Janar – Prill 2026
 Programi i studimeve: MultiPro One Welfare (Agriculture and Rural Industries)
 Numri i vendeve të ofruara: 2

Kriteret e aplikimit:

Të jenë të regjistruar si studentë aktivë të UIBM-së në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore

Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (së paku niveli B2);

Të kenë performancë të mirë akademike;

Të jenë të motivuar për përfitime akademike dhe kulturore nga programi.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Formulari i aplikimit (në formatin e UIBM-së);

CV (në gjuhën angleze);

Letër motivimi (në gjuhën angleze);

Vërtetim nga fakulteti që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik

Certifikata e notave (në gjuhën angleze)

Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze (nëse ka); Për studentët që nuk posedojnë çertifikatë do të bëhet testimi për njohuritë e gjuhës angleze në UIBM

Afati i aplikimit: deri më 02 nëntor 2025, ora 16:00.

Dokumentet duhet të dorëzohen me email në adresën: international@umib.net
me subjekt “Application – Savonia UAS Spring 2026”.

Për çdo pyetje shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Shperndaj ne: