FMK

Inkurajohen vajzat dhe gratë që të shfrytëzojnë Programin e Bursave “Gratë në Energji”

Studente nga të gjitha fakultetet e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, kanë marrë pjesë të martën në një sesion informues të organizuar nga Fonadacioni i Mileniumit në Kosovë (FMK), ku është prezantuar Programi i Bursave “Gratë në Energji”. Prezantimin e ka bërë, Petrit Selimi,  kryeshef ekzekutiv i FMK-së.

Sipas tij, programi i bursave WE / “Gratë në Energji”, është aktiviteti i parë në përpjekjen shumëdimensionale që synon krijimin e mundësive për gratë që të marrin pjesë në sektorin e energjisë përmes arsimit të avancuar, punësimit dhe sipërmarrjes. “Ky aktivitet mbështetet nga programi Threshold i dakorduar mes Qeverisë së Kosovës dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit”.

Ai njoftoi se bursat do të ofrohen për të mbuluar koston e plotë të dy viteve të studimeve për gratë dhe vajzat në institucionet e akredituara akademike, me fokus të veçantë në lëndët STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë).

Selimi inkurajoi pjesëmarrjen e vajzave dhe grave që kanë diplomë të shkollës së mesme ose janë aktualisht të regjistruara në universitet për të shfrytëzuar këtë mundësi për të studiuar rreth energjisë në SHBA.

Shperndaj ne: