Albulena

Ish-studentja e UIBM, Albulena Uka, përfundon Provimin e Avokatisë në “Supreme Court of New York”

Ish-studentja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Albulena Uka, ka përfunduar Provimin e Avokatisë në “Supreme Court of New York”, që vlerësohet si një prej provimeve më të vështira në botë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Albulena nëpërmjet një statusi në rrjetin social fejsbuk.

Vitet e fundit ajo ka qenë e angazhuar si profesorësh universitare në Nju Jork, duke qenë njëkohësisht edhe si një ambasadore e UIBM dhe shtetit të Kosovës në përgjithësi. Albulena Uka,  ka kryer Fakultetin Juridik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ndërsa pas diplomimit në UMIB-i në qershor 2019 me notë mesatare 10, ajo fitoi bursë nga Komisioni Evropian për studime master në Universitetin e Ghentit në Belgjikë, një ndër universitetet më të mira në botë. Gjithashtu shkollimin e ka vazhduar edhe në universitete të tjera prestigjioze, ndërsa më pas disa vite ka punuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ajo vazhdimisht ka shprehur krenarinë me Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku në vitin 2023 ishte angazhuar si profesoreshë asistente. Gjithashtu Albulena është pranuar si bashkëpunëtore e jashtme në Fakultetin Juridik në UIBM edhe për vitin akademik 2025/26, ku do të ligjërojë lëndën “E drejta ndërkombëtare”.

Shperndaj ne: