Konferenca Shkencore IMGC 2025 është regjistruar në “Academic Conferences Worldwide”
Konferenca Shkencore IMGC 2025”, e cila të mbahet më 16 dhe 17 tetor 2025 në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), është regjistruar në “Academic Conferences Worldwide”. Pas njoftimit për këtë hap gjithashtu është dhënë edhe linku i konferencës: https://conferencealerts.com/.
Regjistrimi në këtë platformë ndërkombëtare është vlerësuar si një lajm i mirë jo vetëm për këtë konferencë, por edhe për imazhin e UIBM. Kryesuesi i Këshillit Organizativ, prof.asoc.dr. Kemajl Zeqiri, tha se regjistrimi i konferencës në “Academic Conferences Worldwide” do të ndikoj në rritjen e prestigjit të ngjarjes, UIBM dhe interesimit për të qenë pjesë e saj.
Paraprakisht Këshilli Organizativ ka ndarë detyrat dhe përgjegjësitë sa i përket çështjeve organizative. Fusha e çështjeve shkencore dhe Key-Speakers do të menaxhohen nga anëtarët e UIBM, bashkëpunimi me industrinë do te menaxhohet nga KPMM, ndërsa çështjet që ndërlidhen me politikat dhe legjislacionin minerar-industrial do te menaxhohen nga përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë.
