Ftu111

Konferencë përmbyllëse e projektit “Research-Based Teaching in Fermentation Technology”

Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë u mbajt tw premten Konferenca përmbyllëse e projektit “Research-Based Teaching in Fermentation Technology – Rritja e kërkimit shkencor në kuadër të lëndëve të caktuara”. Qëllimi i kësaj konference ishte prezantimi i rezultateve kryesore të arritura gjatë implementimit të projektit, ndarja e përvojave të mësimdhënies së bazuar në kërkim, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet universitetit, studentëve dhe industrisë së verës.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të menaxhmentit të Universitetit, staf akademik i FTU-së, studentë të përfshirë në projekt, si dhe përfaqësues nga Instituti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë. Konferenca u hap me fjalë përshëndetëse nga rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva, dekani i FTU-së, prof.dr. Mensur Kelmendi si dhe nga udhëheqësja e projektit, prof.ass.dr. Dafina Llugaxhiu Krasniqi.

Gjatë sesioneve të konferencës u prezantuan qëllimet dhe aktivitetet kryesore të projektit, metodologjia e mësimdhënies së bazuar në kërkim dhe përfshirja e studentëve në aktivitetet kërkimore. U paraqitën gjithashtu temat lidhur me materialet e maturimit të verës dhe ndikimin e tyre në profilin sensorik, si dhe rezultatet shkencore të arritura nga studentët, duke përfshirë analiza kimike, mikrobiologjike dhe stabilitetin e ngjyrës.

Një pjesë e rëndësishme e konferencës ishte prezantimi i udhëzuesit të praktikave të mira të punës për industrinë e verës, si dhe panel diskutimi me përfaqësues të industrisë dhe institucioneve partnere, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm universitet–industri–institut. Konferenca u përmbyll me diskutime konstruktive dhe vlerësime pozitive nga pjesëmarrësit, të cilët theksuan rëndësinë e projekteve të tilla për avancimin e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe lidhjes me praktikën industriale.

Ftu1
Shperndaj ne: