Konkurs për punë praktike në kompanitë gjermane

Internship Programme of German Business for the Countries of the Western Balkans, program i organizuar dhe financuar nga Qeveria e Republikës se Gjermanisë,  ju mundëson të rinjve deri 30 vjeç praktikë-pune për një përiudhë 3-6 mujore në kompanitë më të njohura gjermane.

Ky program hap konkurs për aplikim nga data 01.10.2015 – 15.11.2015. Në kuadër të këtij aktiviteti për promovimin e këtij programi është edhe njoftimi në të gjitha institucionet relevante që kanë interes në ketë fushë.

Ftohet të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në sesionet informuese që do të mbahen:

Më 05.10.2015, ora 15:00, në Zyrën e DIMAK-ut, Rr. Fehmi Agani, Prishtinë.

Më 06.10.2015, ora 11:15, në objektet e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, salla nr.611, Bregu i Diellit, p.n, Prishtinë.

Më 07.10.2015, ora 11:00, në objektet e Fakultetit të Filologjisë, salla Amfiteatri i fakultetit, Rr. Nëna Terezë, p.n., Prishtinë.

Më 07.10.2015, ora 11:45, në International Business College Mitrovica, Rr. Pajazit Boletini, nr.22, Mitrovicë.