Ligjërata të specializuara për studentët mbi prodhimin dhe maturimin e verës
Në kuadër të projektit “Rritja e kërkimit shkencor në kuadër të lëndëve ë caktuara të Teknologjisë së Fermentimit” në baçelor në programin Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore, prof. Bahtir Hyseni i angazhuar në rolin e ekspertit të verës, ka realizuar ligjërata të specializuara për studentët mbi prodhimin dhe maturimin e verës. Gjatë këtyre ligjëratave, studentët kanë pasur mundësinë të njohin proceset teknologjike, faktorët që ndikojnë në cilësinë e verës dhe rëndësinë e kontrollit të parametrave në çdo fazë të prodhimit.
Përveç angazhimit në mësimdhënie, prof. Hyseni ka kontribuar aktivisht në gjetjen dhe modifikimin e protokolleve laboratorike për analizat kimike dhe mikrobiologjike, duke mundësuar që studentët të kryejnë eksperimente në laborator me metodologji të optimizuara dhe standarde shkencore të larta. Kjo ka ndihmuar në zhvillimin e aftësive praktike dhe kërkimore të studentëve, duke i përgatitur ata për sfidat reale të industrisë së verës dhe produkteve të fermentuara.

