Ligjëratë interaktive me përfaqësuese të Trust Real Estate në Fakultetin Ekonomik
Më datë 28 prill 2025, në kuadër të aktiviteteve akademike të Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit “Isa Boletini”, studentët e vitit të parë morën pjesë në ligjëratën me temë “Guxo të krijosh: Si të ndërtosh mundësi në një treg që ndryshon”. Ligjërata u mbajt nga znj. Blerta Rafuna-Koci, themeluese e kompanisë Trust Real Estate SH.P.K., dhe znj. Albina Istrefi, menaxhere e shitjes në të njëjtën kompani, nën asistimin e Prof. Dr. Esat Durgutit.
Gjatë kësaj ligjërate u trajtuan çështje thelbësore dhe konkrete që lidhen me kërkesat e tregut të punës, duke stimuluar diskutime proaktive mes studentëve. Studentët shprehën kënaqësinë e tyre si në aspektin dëgjimor ashtu edhe në pjesën diskutimore të ligjëratës, duke demonstruar një nivel të lartë të aftësive analitike të zhvilluara gjatë studimeve në Fakultetin Ekonomik.


